Site icon Telegrafi

Çollaku tregon datën tjetër për lëvizjen pa viza (Video)

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka treguar për datën e ardhshme për lëvizjen pa viza.

“Nëse deri në vjeshtën e hershme, shtator-tetor, nuk e kemi të kryer këtë çështje, atëherë rrezikojmë vendimmarrjen. Kështu që, ta zëmë, nëse vendimi merret në fund të muajit tetor, i bie që nga muaji dhjetor më së largu të zbatohet në praktikë vendimi i lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Çollaku në “Rubikon” të KTV-së, transmeton Koha.net.

Exit mobile version