Bekim Çollaku, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi ka thënë se reagimi i NATO-s dhe SHBA-ve rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës, ka qenë plotësisht i pritur nga presidenti Thaçi dhe zyra e presidencës.
Çollaku po ashtu ka theksuar se një gjë e tillë u është bërë e qartë disa muaj më parë.
“Na kanë bërë të qartë tash e disa muaj më parë, kjo rrjedh për shkak të insistimit të SHBA-së dhe NATO-s se duhet të shkohet përmes ndryshimeve kushtetuese, mirëpo ne ia kemi bërë të ditur se ne nuk do të presim gjatë për këtë”, ka thënë Çollaku në emisionin “Komiteti”, transmeton Telegrafi.
Ai më tej ka arsyetuar në një farë forme deklaratën e Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili kundërshtoi vendimin për formimin e Ushtrisë.
“Sekretarit të NATO-s nuk e di me dashje apo dashje i ka shpëtuar keq ndoshta fjalia se Kosova duhet ta koordinojë një gjë të tillë me Beogradin”, tha Çollaku.
Çollaku po ashtu bëri të ditur se ka qenë presidenti Thaçi ai i cili e ka telefonuar kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, për t’i treguar rreth vendimit për formimin e ushtrisë.
“Kësaj radhe ne e kemi telefonuar Vuçiqin dhe i kemi thënë se ne do ta formojmë ushtrinë, e këtë e kemi bërë para se NATO të na thotë edhe zyrtarisht ta bëjmë një gjë të tillë”, u shpreh Çollaku.
Këshilltari i Thaçit ka folur edhe për takimin e djeshëm të presidentit me ambasadorin amerikan.