Cole Palmer ‘rrëmbeu’ vëmendjen pasi ylli i Chelseat përmes rrjeteve sociale shfrytëzoi rastin për të bërë shaka me një lojtar të Aston Villas.
Palmer u tall me Morgan Rogers në rrjetet sociale pasi Chelsea mposhti Aston Villan me rezultat 3-0 në ‘Stamford Bridge’ të dielën.
22-vjeçari në fund për paraqitjen e tij mori çmimin si ‘Lojtari më i mirë’ pasi në këtë sfidë pati një gol dhe një asistim.
Pas përfundimit të takimit, Palmer postoi një fotografi në Instagram duke shfaqur një bisedë mes tij dhe Rogers.
Në atë diskutim privat, i cili duket se është bërë para ndeshjes mes dy ekipeve, shfaqet Rogers duke i thënë Palmerit e ai nuk do të shënojë ndonjë gol ndaj Villas.
Sidoqoftë, Palmer ia doli të shënojë dhe iu kundërpërgjigj menjëherë kundërshtarit të tij: Lojtari i ndeshjes po kthehet me mua.
Palmer dhe dhe Rogers kanë një marrëdhënie shumë të afërt, pasi më parë kanë luajtur së bashku tek akademia e Manchester Cityt./Telegrafi/