Telegrafi

Cole konfirmon rikthimin te Chelsea

Ashley Cole ka konfirmuar se do të rikthehet te Chelsea, por tani si trajner i grupmoshave U-15, pak ditë pasi u pensionua nga futbolli.

Ish-anëtari i The Blues ishte i ftuar për shortin në Ligën e Evropës që u hodh sot (30 gusht) në Monaco, ku edhe e zbuloi lëvizjen e tij të ardhshme.

Legjenda angleze ka thënë se ai ka punuar me shumë menaxher të dëshmuar, por tani ka ardhur koha që ai ta testojë vetën në profesionin e ri.

Ashley Cole si lojtar i Derby Contyt (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Kam punuar nën urdhrat e shumë trajnerëve të suksesshëm, kam mësuar shumë nga ata, andaj do të kthehem te Chelsea për të punuar me grupmoshat U-15”, ka thënë Cole.

Lexo po ashtu Ashley Cole konfirmon pensionimin nga futbolli

Anglezi gjatë karrierës së tij 20-vjeçare ka fituar trofe të shumtë, ku veçohen tre tituj të Ligës Premier, një Ligë të Kampionëve dhe një Ligë të Evropës.

Cole i befasoi të gjithë në vitin 2006, pasi u largua nga Arsenali për të kaluar te Chelsea. /Telegrafi/