Telegrafi

Çokollatat Snickers janë të sigurta për konsum në Kosovë (Dokument)

Referuar nga deklarata me shkrim nga prodhuesi Mars, prodhues i çokollatave Snickers dhe Mars rezulton se Kosova nuk është prekur nga produktet e implikuara në këtë incident.

Njoftimi zyrtar thotë se problem ka qëndruar me artikujt në fjalë të cilët janë të importuar nga Fabrika në Holandë, përderisa Kosova importon çokollatat Snickers dhe Mars, nga Fabrika në Poloni.

Në shpjegim më tej theksohet se fabrika në Poloni nuk ka të bëjë me atë të Holandës. /Telegrafi/