Bursa e njohur e kriptovalutave “Coinbase”, ka lajmëruar se ka shtuar në listë paundin britanik për transaksione.
Aktualisht kjo mbështetje është vetëm për ata që jetojnë në Britani të Madhe, ndërsa pjesa tjetër e botës duhet të presë, përcjell Telegrafi.
Integrimi i ri mbështetet në “Faster Payments”, një prej sistemeve më të shpejtë në botë të transfereve me kufirin maksimal prej 250 mijë paund për transaksion.
Coinbase beson se me shtimin e një monedhe të re, përdoruesit do të shmangin tarifat e larta të konvertimit të parave. /Telegrafi/