Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca para deputetëve ka rikujtuar fjalinë e tij sa i përket zgjedhjeve, ku kohë më parë kishte ftuar krerët e partive politike në vend që të bëhen bashkë dhe të dalin në zgjedhje para Albin Kurtit.
“Çohuni dilni në zgjedhje, dilni bashkë të katërtit dorë për dore para Albin Kurtit. Po ju sfidoj”, kishte deklaruar Konjufca kohë më parë.
Pas zhvillimeve në Kuvend, video e Konjufcës u shpërnda sërish nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.
“Kryeparlamentari Konjufca pyet opozitën se a e kujton një përgjigje interesante për një çështje po aq interesante që kishin ngritur më parë”, thuhet mbi videon e shpërndarë nga LVV.
Fjalimi i Konjufcës nxiti disa reagime nga deputetët, seanca ka nisur rreth orës 11:00. /Telegrafi/