Telegrafi

Coentrao kthehet te Real Madridi

Fabio Coentrao do të kthehet nga Ligue 1, ku ishte në huazim te Monaco.

Edhe pse Los Blancos janë në kërkim të mbrojtësit të majtë të Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez dhe janë në gjendje të japin 30 milionë euro për të, në skuadër është kthyer edhe Fabio Coentrao.

Coentrao ka luftuar me Marcelon për një vend nga viti 2011 deri në vitin 2015 kur u largua.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Coentrao kishte vetëm 19 paraqitje me Real Madridin. Ai ka kontratë deri në vitin 2019 me Realin. /Telegrafi/