Të enjten (sot) pritet të startojë në televizionin gjerman RTL seriali shumë i ndjekur “Alarm fuer Cobra 11”.
Këtë herë kundërshtarët e heronjve të policisë rrugore janë një familje mafioze shqiptare.
Xhirimet e këtij filmi në Shqipëri patën shkaktuar shumë reagime online.
Ishte hera e parë që në Tiranë shiheshin të tilla skena filmi si ato të xhiruara në sheshin “Nënë Tereza” apo tek Pazari i Ri, transmeton mapo.al.
Skenari i filmit me pak fjalë është i tillë: heronjtë e “Cobra 11” zbulojnë në autostradë sasinë më të madhe të drogës të të gjitha kohërave.
Por gjatë arrestimit të një trafikanti, një nga protagonistët vret djalin e një mafiozi shqiptar.
Për të marrë hak, në Shqipëri krijohet një ekip vrasësish.
Për shkak se në rrezik është familja e policit, atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të vijë në Tiranë, në ‘shpellën e luanëve’, për t’u përballur në mënyrë spektakolare me mafian shqiptare.