Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley do të njoftojë sot se po largohet nga gara presidenciale republikane, sipas burimeve të njohura me planet e saj, duke i hapur rrugën ish-presidentit Donald Trump, shkruan CNN.
Haley ishte shfaqur si rivalja e vetme e ish-presidentit Donald Trump në fushatën presidenciale republikane, dhe ndërsa ai fitoi në 14 nga 15 garat e Super të Martës, Haley dështoi një vetëm një fitore në Vermont, transmeton Telegrafi.
Përgjatë zgjedhjeve paraprake republikane të Super të Martës, Haley fitoi vetëm 43 nga delegatët republikanë ndërsa Trump 764.
Përpara zgjedhjeve paraprake në Karolinën e Jugut në shkurt, Haley u zotua të qëndrojë në garë deri në Super të Martën më 5 Mars, duke thënë se do të vazhdojë të konkurrojë në zgjedhjet paraprake “derisa të votojë personi i fundit, sepse beson në një Amerikë më të mirë dhe një Amerikë më të ndritshme”.
Haley, e cila ishte ambasadorja e Trumpit në Kombet e Bashkuara, ishte e fundit nga dhjetëra kandidatë që ish-presidenti i mposhti në zgjedhjet paraprake në të cilat dominoi nga fillimi në fund, edhe pse anashkaloi debatet e partisë.