Site icon Telegrafi

Çmimi Nobel për Fizikë i ndahet tre shkencëtarëve – Penrose, Ghez dhe Genzel

Çmimet Nobel për Fizikë janë zbuluar sot dhe fituesit janë Roger Penrose, akademik dhe profesor në Universitetin e Oksfordit, shkencëtari amerikan Andrea Ghez dhe Reinhartd Genzel nga Gjermania.

Çmimi prestigjioz u është dhuruar për shkak të zbulimeve sa i përket vrimës së zezë, transmeton Telegrafi.

Genzel është i angazhuar në Institutin Max Planck dhe Universitetin e Kalifornisë, kurse Ghez në Universitetin e Los Angeles dhe të Kalifornisë.

Çmimi Nobel dhuron në formë të medaljes së artë dhe një shumë parash prej 10 milionë kruna suedeze (më shumë se 950 mijë euro), dhe për më shumë se 124 vite i dhurohet shkencëtarëve nga profile të ndryshme. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version