Investitorët janë të përqendruar në të dhënat që sugjerojnë se inventarët e naftës së papërpunuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në rritje, pavarësisht nga një ulje e çmimeve dhe ata janë gati për një rritje të çmimit të saj, pasi sanksionet e Amerikës kundër Iranit, eksportuesi i pestë më i madh i naftës në botë, do të hyjnë në fuqi në muajin nëntor.
FGE ka raportuar se India, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë qenë ndër blerësit e naftës duke ulur përsëri blerjet e naftës së papërpunuara të Iranit. Një analist i bankës franceze BNP Paribas, tha gjatë Forumit Global të Naftës se çmimet e naftës mund të rriten më shumë se 80 dollarë për fuçi nga kombinimi i sanksioneve mbi Iranin dhe paqëndrueshmëria e prodhimit në Libi dhe Venezuelë, përcjell Telegrafi.
Sekretari amerikan i Energjisë, Rik Perri, u takua të hënën me zyrtarë nga Arabia Saudite dhe do të takohet të enjten me zyrtarë nga Rusia pasi që Shtetet e Bashkuara thuhet se dëshirojnë t’i inkurajojnë ata që të vazhdojnë prodhimin deri sa sanksionet kundër Iranit të zbatohen.
Aktualisht nafta e papërpunuar në tregjet aziatike po tregtohet në nivelin 67.59 dollarë për fuçi. /Telegrafi/