Telegrafi

Çmimi marramëndës i palltos 3D të Melania Trumpit (Foto)

Melania Trump shënoi një tjetër paraqitje dinjitoze në Samitin e G7 bashkë me të shoqin në Sicili.

Ajo zbriti nga makina me një fustan krem të qendisur me rrjetë, një pallto të punuar me lule 3D dhe një portofol D&G.

Çmimet e kësaj veshje janë marramëndëse, e veçanërisht kur i referohemi palltos së bukur të punuar me lule të vërteta.

Lexo po ashtu Burri i kryeministrit bashkohet me gratë!

Vlera e saj mendohet se shkon deri në 51.500 dollarë, ndërsa portofoli deri në 1630 dollarë.

Ndërkohë “Zonjat e Para” të shteteve të tjera kishin zgjedhur secila një veshje më të thjeshtë, elegante dhe të përshtatshme edhe për xhepin ekonomik.

Por, Melania veçohet gjithmonë nga të tjerat, kjo për faktin se kërkon vëmendjen me ekstravagancën e saj. /Telegrafi/