Çmimet e arit kanë arritur nivelet më të larta në gjashtë vjet pasi investitorët po presin një ulje të normës së interesit nga Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë në kërkim të një një sigurie ndikuar nga tensionet mes Washingtonit dhe Teheranit.
Çmimi i një ounce [28 gramë] ari arriti kulmin në 1,452.60 dollarë, pikën më të lartë që nga maji i vitit 2013, duke ndikuar në këtë mënyrë çmimin e një malli që konsiderohet si “strehë e tregut” gjatë krizave gjeopolitike, përcjell Telegrafi.
Investitorët gjithashtu kanë tendencë për të blerë ar, i cili ka relativisht pak vlerë praktike dhe nuk jep asnjë të ardhur, në kohë të pasigurisë gjeopolitike. Irani të premten mohoi se një anije luftarake amerikane rrëzonte një nga dronat e saj në ngushticën e Hormuzit, duke kundërshtuar deklaratën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
SHBA ka shijuar një dekadë rritjeje të pandërprerë dhe shifrat e fundit të PBB-së treguan se ekonomia më e madhe në botë u rrit me një normë vjetore prej 3.2 për qind në tremujorin e parë. Megjithatë, ka shqetësim se ekonomia do të ngadalësohet ndjeshëm.
Në të njëjtën kohë, tensionet në rritje midis Iranit dhe SHBA-së kanë shtuar shqetësime për disa investitorë. /Telegrafi/