Nëna e Kim Kardashian, Kris Jenner, ishte duke vozitur një veturë në vlerë prej 250.000 dollarë, kur u përplas me një Toyota Prius, pak kilometra larg shtëpisë së saj në SHBA.
Edhe pse Toyota ishte një veturë e vogël, Rolls-Royce i Kris pësoi dëmtime serioze të motorit duke mbetur e shkatërruar në mes të rrugës.
Për më shumë, vetura “ishte e vjetër” vetëm një javë, pasi Jenner e kishte blerë atë një javë më herët.
TMZ raporton se ‘airbegët’ janë aktivizuar, ndërsa nëna e Kim e ka thyer vetëm dorën dhe ka shpëtuar me lëndime të lehta. /Telegrafi/