Çmimi i Bitcoin arriti nivelin më të lartë në tri javë të hënën, duke u ngjitur përsëri në vlerë prej mbi 40,000 dollarë.
Dhe siç vlerësojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, deri te kjo rritje ka ardhur pasi Elon Musk tha se Tesla do të rifillonte lejimin e transaksioneve të bëra në monedhën dixhitale ‘minatorët’ e kriptovalutave të përdorin energjinë e ripërtërishme.
Ndryshimi i fundit i drejtimit i kompanisë së makinave elektrike në pranimin e saj të Bitcoin edhe një herë theksoi aftësinë e vazhdueshme të shefit ekzekutiv të Tesla për të ndikuar në çmimin e Bitcoin dhe monedhave të tjera.
“Kur të ketë konfirmim të përdorimit të arsyeshëm (~ 50%) të energjisë së pastër nga minatorët me prirje pozitive në të ardhmen, Tesla do të rifillojë lejimin e transaksioneve me Bitcoin”, kishte thënë Musk në një postim në Twitter të dielën.
Siç vë në pah The Guardian, çmimi i një Bitcoin u ngjit në 41,033 dollarë të hënën para se të “rrëshqiste” përsëri në 40,580 dollarë, prapë më shumë se 12% nga çmimi i tij përpara postimit të fundit të Musk. /Telegrafi/