Çmimet kanë shënuar një rritje të ndjeshme në muajin mars, duke shtrenjtuar koston e jetesës për të gjitha familjet shqiptare, që mesatarisht 42 për qind të shpenzimeve i çojnë për ushqime, sipas anketës së buxhetit të familjeve.
Pothuajse gjithçka ka qenë shumë më e shtrenjtë në mars, që nga ushqimet, deri te karburantet. Të vetmet që nuk janë shtrenjtuar janë shërbimet arsimore dhe ato shëndetësore, sipas raportit të institutit të statistikave INSTAT të publikuar sot.
Inflacioni, apo indeksi i çmimeve të konsumit, në muajin mars arriti nivelin record prej 5.7 për qind.
Duke marrë parasysh serinë e raportimeve të INSTAT, rritja e inflacioni në mars rezulton më i larti që prej vitit 2002 dhe është shumë më i lartë se objektivi prej 3 për qind i Bankës së Shqipërisë.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me një rritje prej 3.31 pikë përqindje, ndjekur nga çmimet e transporti me një rritje prej 1.08 pikë përqindje.
Rritja e ndjeshme e çmimeve pritet të përkeqësoje dukshëm situatën financiare të familjeve shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre deklaruar si asnjëherë tjetër se presin një përkeqësim të situatës financiare të familjeve të tyre gjatë 12 muajve të ardhshëm. /Telegrafi/