Telegrafi

Çmimet Laureus: Federer, sportisti i vitit – Totti merr çmim karriere

(Foto: Getty Images)

Roger Federer është shpallur ‘Sportisti i vitit’ në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Laureus, falë rikthimit të tij në krye të tenisit botëror.

Zvicerani fitoi edhe në Wimbledon edhe në Australian Open në vitin 2017 që ishin titujt e tij të parë të mëdhenj që nga lëndimi serioz i gjurit dhe ndërhyrja kirurgjike që e mbajti jashtë sportit për gjashtë muaj.

(Foto: Getty Images)

Ai fitoi në Australi sërish këtë vit duke u bërë tenisti i parë që fiton 20 tituj Grand Slam dhe ka rimarrë kreun e renditjes në moshën 36 vjeçare.

Në ceremoninë e zhvilluar në Monako, Federer fitoi edhe çmimin ‘Rikthimi i vitit’ duke arritur kështu një total prej gjashtë çmimesh Laureus.

(Foto: Getty Images)

Serena Williams u shpall ‘Sportistja e vitit 2017’, Sergio Garcia fitoi çmimin ‘Depërtimi i vitit’ pas suksesit në US Masters.

Skuderia Mercedes-AMG Petronas mposhtën konkurrencën e Real Madridit dhe Golden State Warriors, për të fituar çmimin ‘Ekipi i vitit’, falë dominimit të tyre në Formula 1.

(Foto: Getty Images)

Një çmim i veçantë iu nda edhe futbollistit të pensionuar italian, Francesco Totti, për të nderuar karrierën e tij 22-vjeçare te Roma. /Telegrafi/