U zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve kombëtare të Letërsisë në Shqipëri. Juria e përbërë nga Mehmet Kraja, Elda Gjana, Ardian Ndreca, Ylljet Aliçka dhe Shezai Rrokaj, i ndau çmimet si më poshtë:
Çmimi për librin më të mirë studimor: Artan Fuga, “Origjinat”, botimet “Papirus”
Çmimi për librin më të mirë për fëmijë: Persida Asllani, “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”, botimet “Pegi”.
Çmimi për vëllimin më të mirë poetik: Bardhyl Londo, “Prill i hidhur”, botimet “Onufri”
Çmimi për përkthimin më të mirë: Granit Zela, “Lepur vrapo” nga John Updike, botimet “Albas”
Çmimi për librin më të mirë në prozë: Flutura Açka, “Biri”, botimet “Skanderbeg Books”.