Në muajin shtator 2018, krahasuar me muajin gushtin 2018, çmimet e prodhuesve industrialë në Eurozonë u rritën me 0.5 për qind dhe me 0.6 për qind në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas vlerësimeve nga Eurostat, në muajin gusht 2018, çmimet u rritën me 0.4 për qind në të dy zonat.
Në muajin shtator 2018, krahasuar me shtatorin e vitit 2017, çmimet e prodhimit industrial u rritën me 4.5 për qind në Eurozonë dhe me 4.9 për qind në vendet e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi.
Çmimet e prodhimit industrial në muajin shtator 2018 në Eurozonë krahasuar me gushtin 2018, u rritën për 1.6 për qind në sektorin e energjisë dhe 0.1 për qind për mallrat e ndërmjetme, ndërkohë që çmimet mbetën të qëndrueshme për mallrat kapitale dhe për mallrat e konsumit të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm. Çmimet totale në industri duke përjashtuar energjinë u rritën me 0.1 për qind.
Në vendet e Bashkimit Evropian, çmimet e prodhimit industrial u rritën me 1.7 për qind në sektorin e energjisë, me 0.2 për qind për mallrat e ndërmjetme dhe me 0.1 për qind për mallrat e konsumit të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm, ndërkohë që çmimet mbetën të qëndrueshme për mallrat kapitale. Çmimet në industri duke përjashtuar energjinë u rritën me 0.1 për qind. /Telegrafi/