Çmimet e naftës kanë rënë përsëri sot për shkak të shqetësimeve aktuale rreth gjendjes së ekonomisë botërore.
Nafta WTI ra me 1.8 për qind pas rritjes sw djeshme prej 8.7 për qind.
Parashikimet e naftës WTI për muajin shkurt të vitit të ardhshëm janë ulur 83 centë në 45.39 dollarë për fuçi në Bursën e Nju Jorkut, pas rritjes së çmimit të djeshëm prej 3.69 dollarë dhe vëllimi i përgjithshëm i tregtisë ishte rreth 11 për qind mbi mesataren 100-ditore.
Nafta e papërpunuar për dorëzimin e shkurt ishte nën 1.05 dollarë në 53.42 dollarë për fuçi në ICE Stock Exchange në Londër, pasi u rrit dje për 4 dollarë.
Çmimet e naftës, sipas Bloomberg, shënojnë rënie për shkak të frikës se një mosmarrëveshje aktuale tregtare midis SHBA dhe Kinës do të shtyjë ekonominë botërore në një recesion, duke reduktuar kërkesën e naftës.
Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi të tre indekset kryesore të aksioneve amerikane u forcuan me të paktën katër për qind.
Par reagimeve për çmimin e lartë të naftës në Kosovës dhe kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, për ulje të çmimit të naftës, kanë nxitur reagimin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.
Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, në një konferencë për media tha se nafta në Kosovë është më e lira dhe raportimet se në Kosovë çmimi i naftës është 30 cent më i lartë se në vendet e rajonit janë të pavërteta.
Ai tregoi se nafta më vendin tonë shitet me 1.10 euro litri, kurse benzina 1.11 euro për litër. /Telegrafi/