Indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin mars 2018, krahasuar me muajin shkurt 2018, si pasojë e ngritjes së lehtë të çmimeve të konsumit të pemëve, shërbimet për transport, gjëra personale, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin mars të këtij viti, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e lehtë e disa çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it, me një ndikim të përbashkët prej -0.1% në IHÇK, derisa shkalla e inflacionit në mars 2018 krahasuar me muajin mars 2017 ishte 0.1%.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin mars 2018 krahasuar me muajin mars 2017. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 1.9%, mish 1.2%, pemë 8.8%, etj.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: sheqer dhe ëmbëlsira -8.5%, rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse -8.7%, rënie e çmimit të energjisë elektrike në mars 2018 për -15.4% krahasuar me tarifat dimërore të muajt mars të vitit 2017 etj. /Telegrafi/