Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Konsumit“ (IÇK) për muajin tetor 2014. Ky indeks tregon se çmimet e konsumit për muajin tetor 2014 janë më të larta për 0.1 për qind, krahasuar me muajin shtator. Shkalla e inflacionit e matur në muajin tetor krahasuar me muajin tetor 2013 ishte 0.6 për qind.
Ngritja e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: perime (2,2 për qind); rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (21,4 për qind); ndërsa, te në grupi i rrymës vërehet rritje prej 37,6 për qind për shkak të aplikimit të tarifave dimërore të energjisë elektrike nga 1 tetor 2014 deri 31 mars 2015, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,2 për qind në IÇK.
“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: pemë (-10,4 për qind), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (naftë dhe benzinë) për (-1,7 për qind), arsimi i lartë (-28.1 për qind) dhe kjo rënie e indeksit te nëngrupi i arsimit të lartë ka ndikuar për -0.3 për qind në indeksin e tërësishëm të çmimeve të konsumit, pas aplikimit të pagesave të studentëve në universitet publike, sipas Udhëzimit Administrativ (MASHT) Nr. 17/2014 për vitin akademik 2014/2015, shërbimet dhe strehimi i studentëve për vitin akademik 2014/2015 (-16,9 për qind) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1,1 për qind) në IÇK”, thekon ASK-ja.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit është më i lartë për 0.6 për qind në muajin tetor 2014 krahasuar me muajin tetor 2013. Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: bukë dhe drithëra (2,9 për qind), mish (0,7 për qind), qumësht, djathi dhe vezë (1,3 për qind), pemë (6,8 për qind), perime (3,4 për qind), duhan (2,8 për qind), veshje (1,6 për qind), rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për (9,5 për qind), shërbimet hoteliere (3,2 për qind) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,6 për qind në IÇK-së.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: vajëra dhe yndyra (-5,7 për qind), sheqer dhe ëmbëlsira (-4,3 për qind), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (naftë dhe benzinë) për (-4,0 për qind), arsim i lartë (-28.1 për qind), shërbime dhe strehim i studentëve për (-16,4 për qind) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1,0 për qind) në IÇK-së. /Telegrafi/