Site icon Telegrafi

Çmime stratosferike të biletave për ndeshjen e fundit të Arsenalit në Ligën Premier – kalojnë çdo parashikim

Biletat për ndeshjen e fundit të sezonit të Arsenalit me Wolves po shiten për 50,000 euro, me ata tifozë të Gunners që nuk i posdeojnë ato janë të gatshëm të bëjnë çmenduri.

Skuadra londineze aktualisht ndodhet në krye të tabelës së Ligës Premier, tetë pikë më shumë se rivalët më të afërt, Manchester City, dhe do të ishte titulli i tyre i parë në ligë që nga vitit 2004.

Gunners kanë rreth 40,000 mbajtës të biletave të sezonit, duke lënë pak më shumë se 20,000 bileta për 40,000 anëtarët – të cilët paguajnë 60 euro në vit për të pasur opsionin e dytë në biletat për ndeshjet.

Siç pritej, biletat për ndeshjen e fundit të sezonit me Wolves, dhe ngritja e mundshme e trofeut të Ligës Premier, u zbehën shpejt.

Mjerisht për një numër të madh të tifozëve të Arsenalit, megjithatë, një sasi e bollshme biletash duket se janë blerë nga tifozët të cilët tani po i shesin ato për çmime astronomike.

Biletat aktualisht janë duke u shitur me çmim fillestar prej 28,000 euro, ndërsa shkojnë deri në 50 mijë euro për ato që janë të vendosura në zonën VIP.

Biletat e sezonit të Arsenalit janë aktualisht të dytat më të shtrenjta në Ligën Premier, derisa në vendin e parë janë rivalët e tyre lokal, Tottenham Hotspur.

Biletat më të shtrenjta të sezonit janë Arsenal që kushtojnë dy mijë euro për sezonin 2022/23, ndërsa më e lira kushton një mijë. /Telegrafi/

Exit mobile version