Telegrafi

Çmime speciale për Mission Impossible në Cineplexx!

Çdo të martë, Cineplexx ofron bileta me çmime të reduktuara. Këtë javë, fokusi do të jetë tek filmi më i ri, i cili ësht Mission: Impossible Fallout, me super aktorin Tom Cruise.

Mission Impossible po konsiderohet si filmi më i madh i verës, me skena të mbushura me aksion, argëtim, aktrim fantastik dhe regji të mrekullueshme.

Cineplexx, me 31 korrik, do ta shfaq “Mission: Impossible”, me çmime:

• 3.30€ në 2D
• 4.40€ në 3D

Ngjarja e filmit zhvillohet kur Ethan Hunt (Tom Cruise) dhe ekipi i tij, bashkë me disa aleatë të njohur, sfidojnë kohën pas një misioni të shkuar keq. Me vlerësim 9.4 në IMDB dhe 94% në Rotten Tomatoes, Fallout dhe me regji nga Christopher McQuarrie, ky film po cilësohet si filmi më i mirë i verës.

Cineplexx ka zbuluar se do të ketë shtatë orare për këtë film, vetëm gjatë ditës së martë.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për t’i parë oraret, klikoni KËTU.