Keni menduar apo provuar ndonjëherë të shkruani numrin 241543903 në Google dhe të prisni rezultatet nga kërkimi juaj?
Nëse jo, provojeni, por nuk bëhet fjalë për ndonjë mister të madh të pazbuluar. Është fjala thjesht dhe vetëm për një meme në internet.
Kur të shkruani këtë numër në Google do të shihni një numër të madh të fotografive të njerëzve, të cilët kanë futur kokat në frigorifer, shkruan joq.
Këtë “meme” e ka filluar David Horvitz në vitin 2009. Ai është një artist nga New Yorku, i cili në llogarinë e tij në Tumblr çdo ditë u ka dhënë shokëve të tij ide të ndryshme dhe “detyra”.
Njëra prej detyrave ishte edhe “të fotografohesh me kokën brenda në frigorifer dhe atë fotografi ta etiketosh me numrin 241543903”.
Në fund, ai vendosi të publikojë librin “Këshilla”.
Dhe pse ky numër?
Njëherë, një mikut të tij të sëmurë, i rekomandoi që të fuste kokën në frigorifer dhe numri iu dha si një kombinim i numrit serik të frigoriferit dhe pakos së petëve të ngrira që mbaheshin në të.