Telegrafi

Çmenduria e napolitanëve nuk ka të ndaluar, “50 për qind zbritje për të gjithë” (Foto)

Real Madridi fitoi ndaj Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve, por duket se madrilenët nuk janë të vetmit që janë gëzuar këtij suksesi.

Me të përfunduar ndeshja i gjithë Napoli është shndërruar në festë, ku nuk munguan fishekzjarrët në gjithë qytetin.

Lexo po ashtu Napoli në festë pas humbjes së Juventusit në finale të LK-së, gëzim i paparë te napolitanët (Video)

Por, çmenduria e napolitanëve nuk mbaron me kaq, ata i janë falënderues që Los Blancos fitoi ndaj Zonjës së Vjetër dhe kështu kanë një lokal në Napoli ka marrë një hap të çuditshëm. Zbritje për të gjithë për dy orë, aq sa zgjati ndeshja:

“Shumë faleminderit Real, vetëm për dy orë 50 për qind zbritje”, shkruan në lajmërimin e lokalit Napolitan.

Ky ishte titulli i 12 në histori për Realin dhe i dyti radhazi, diçka që nuk e ka bërë asnjë klub më parë. /Telegrafi/