Site icon Telegrafi

Çmenduria e Barcelonës me çmimin e vendosur në ulëset e Camp Nout që po demolohet

Barcelona tashmë ka filluar të shesë pjesë të stadiumit kur filloi ndërtimi në Spotify Camp Nou të ri.

Kampionët në fuqi të Spanjës kanë publikuar një video që tregon se si do të duket stadiumi i tyre i ri, pasi të përfundojë puna e rindërtimit.

Blaugranët po kërkojnë të shfrytëzojnë sa më shumë gjëra që të shkatërrojnë në Camp Nou dhe t’i shesin ato.

Lexo po ashtu Situata me lëndime te Barcelona para El Clasicos

Mbështetësit tani mund të posedojnë pjesën e tyre të historisë duke marrë një nga vendet – me një copë rrënoja të hedhur potencialisht në shitje – përmes dyqanit zyrtar të Barçës.

Ofertat më të shtrenjta vijnë me 300 euro për një karrige – të cilat përfshijnë një kornizë druri – ndërsa më të lirat – të cilat janë ngjitur në një bazë të zezë – mund të blihen për 100 euro.

Lexo po ashtu Eskalon situata para El Clasicos: Anëtari i bordit të Barcelonës thotë se Vinicius e meriton një shuplakë fytyrës pasi është palaço

Barcelona është duke e ndërtuar këtë stadium me atë një kredie disa vjeçare, por ata duhet të gjejnë burime të tjera të ardhurash në mënyrë që të forcojnë arkat kolektive.

Ata u detyruan të ndaheshin me Lionel Messin në vitin 2021 pasi paratë nuk ishin aty për ta rinovuar kontratën e argjentinasit. /Telegrafi/

Exit mobile version