Site icon Telegrafi

Çmenduri: Ia preu bashkëshortes hundën, veç pse familja e saj e varfër s’ia dha paratë e pajës (Foto, +16)

Kamlesh Rathore nga Uttar Pradesh i Indisë, ka mbetur pa një pjesë të hundës, pasi burri saj Sanjeev Rathore ia preu me thikë, shkaku i mos pagimit të parave të pajës.

Sipas një tradite indiane, nusja duhet t’i dërgojë dhëndrit para, stoli ari apo edhe tokë – si pjesë e pajës. Por, familja e 25-vjeçares ishte e varfër dhe nuk mund ta bënte një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

Për tetë vite me radhë, ai e kishte torturuar bashkëshorten duke ia kërkuar paratë që kapin vlerën e afro njëmijë eurove.

“Gjithmonë më rrihte dhe më kërkonte që t’ia paguaj të hollat, por unë i thosha që babai im është shumë i varfër dhe nuk ka mundësi”, ka thënë ajo për rastin. “Derisa isha duke e përgatitur drekën, ai më kapi dhe më shtrëngoi derisa më qëlloi me thikë dhe ma preu hundën. Mendova se po vdes, por kur u zgjova ika nga shtëpia tij dhe shkova në spital”!

Derisa ajo është kthyer tek familja saj, 27-vjeçari që ka probleme me alkoolin ndodhet në arrati. /Telegrafi/

Exit mobile version