Site icon Telegrafi

Çmenduri në tregun e zi: 10 mijë euro një biletë për finalen Roma-Feyenoord

Ndonëse ka edhe tre ndeshje për të luajtur në kampionat, Roma është me mendjen në Tiranë, ku më 25 maj do të luajë finalen e Conference League ndaj Feyenoord, finalja e parë evropiane për verdhekuqtë, që prej vitit 1991, raporton Corriere dello Sport.

Interesi për sfidën në “Air Albania” është jashtëzakonisht i lartë nga tifozëritë e të dy klubeve, të cilat do të kenë në dispozicion nga 4000 bileta secila për finalen e madhe, megjithatë mbi 20 mijë italianë janë të gatshëm të zbarkojnë në Tiranë.

Klubi i Romës ka dhuruar bileta për 166 tifozët që asistuan në Norvegji për humbjen 6-1 ndaj Bodo/Glimt, ndërsa të tjerat i ka shitur me short për tifozët që kanë pasur një kartë abonimi për sezonin aktual.

Lexo po ashtu Jose Mourinho shpërthen në lot pasi e dërgoi Romën në finalen e Ligës së Konferencës - ai mund të futet në histori

Megjithatë jo të gjithë ata që kanë siguruar një biletë, kanë ndërmend të vijnë në Tiranë, pasi disa prej tyre i kanë nxjerrë në shitje në “ebay” për çmime që shkojnë nga 800 deri në 10 mijë euro.

Shifra këto të jashtëzakonshme, aq sa ka nisur edhe një protestë e tifozëve të Romës në rrjetet sociale, të cilët janë ankuar për mënyrën e përzgjedhjes së fansave që u pajisën me një biletë.

Ndërkohë UEFA pritet të hapë nesër shitjen e lirë për rreth 10 mijë bileta, të cilat mund të blihen vetëm në sajtin zyrtar të qeverisë evropiane të futbollit dhe kryesisht për ata që kanë bërë një regjistrim paraprak. /Telegrafi/

Exit mobile version