Tyson Fury dhe Sefer Seferi kanë bërë matjet zyrtare para duelit të madh të së shtunës mbrëma.
Boksieri britanik dhe ai shqiptar janë shfaqur në disponim mjaft të mirë para këtij dueli, ndryshe nga përballjet tjera ku Fury provokonte kundërshtarët.
Ladies and gentlemen, @Tyson_Fury is back. #Boxing pic.twitter.com/942Sokdn4p
— Sheldan Keay (@SheldanKeay) June 8, 2018
Ndoshta kjo për shkak se Fury mendon se kjo përballje do të jetë shumë e lehtë për të.
Në një moment gjatë matjeve zyrtare për të dëshmuar fuqinë dhe dallimin në peshë, ai e mbajti Seferin me dy duart. Të qeshurat dhe reagimet interesante pasuan në publik i cili ishte prezent në matjet zyrtare.
Tyson Fury peshon plot 131 kilogramë, teksa Sefer Seferi peshon vetëm 96 kilogramë që tregon për dallimin e madh në peshë mes dy boksierëve.
Pra, një dallim prej plot 35 kilogramësh mes dy boksierëve i cili natyrisht se është i konsiderueshëm duke parë rëndësinë e duelit.
Më parë Sefer Seferi kishte deklaruar se ai nuk do të zbrapset për të synuar fitoren edhe pse në letër Tyson Fury është favorit i madh për këtë përballje.
Meçi mes Sefer Seferit dhe Tyson Furyt zhvillohet të shtunën mbrëma. /Telegrafi/
.@Tyson_Fury weighs 19 stone 10 pounds 2 ounces. #Boxing pic.twitter.com/UUUpJTPM3e
— Sheldan Keay (@SheldanKeay) June 8, 2018