Telegrafi

‘Çmendet’ Zamparini, Torino më e mirë se Juve

Maurizio Zamparini pretendon se skuadra e tij, Palermo janë ‘çorientuar’, ndërsa Torino janë nënvlerësuar, pasi ai e mendon se janë më të mirë se Juventusi në disa mënyra.

Palermo ka humbur ndeshjen e tretë të dielën nga katër të luajtura pasi u mposhtën 4-1 nga Roma, duke mbetur skuadra e dytë nga fundi në Serie A dhe kjo e shqetëson jashtë mase Presidentin e klubit.

“Ajo që më shqetëson është çorientimi i ekipit. Ndeshja me Udinesen është ndeshje themelore. Pas ndeshjes kundër Juventusit, ka pasur entuziazëm, tani duket se nuk ka”, ka thënë Zamparini për Radio Kiss, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Klubet me më së shumti bileta vjetore të shitura në Serie A për sezonin 2016/17

Zamparini ka folur edhe për skuadrën e Torinos, të cilën e ka cilësuar si të nënvlerësuar, pasi janë më të mirë se ‘Zonja e Vjetër’ në shumë aspekte.

“Mendoj se ekipi dhe trajneri i Torinos janë nënvlerësuar, sipas mendimit tim, ata janë më të mirë se Juventusi në disa mënyra”, ka përfunduar Presidenti kontrovers. /Telegrafi/