PSG është duke përgatitur një ofertë rekord prej 190 milionë eurosh për yllin e Real Madridit, Gareth Bale.
Gazetari Eduardo Inda nga Okdiario ka zbuluar se PSG ka kontaktuar me Realin për të informuar mbi vullnetin e tyre për të transferuar uellsianin.
Thuhe se përkundër faktit që Bale është i preferuari i Florentino Perezit, nëse PSG vjen me ofertën e duhur atëherë ai është i gatshëm ta shesë anësorin.
Lajmi ka shokuar vet Balen, i cili nuk ka interesim që të luaj në Francë.
Uellsiani me anë të agjentit të tij, Jonathan Barnett, ka kërkuar sqarime nga Perez për planet e tij, raporton nga ana tjetër Diario Gol.
Nëse Perez dëshiron ta shesë Balen, ky i fundit do t’ia bëjë të qartë që këtë dëshiron ta bëjë vetëm për të shkuar në Premier Ligë. /Telegrafi/