Conor McGregor dhe ekipi i tij kanë sulmuar një autobus ku në të kanë qenë disa luftëtar të MMA.
Luftëtarët kanë qenë duke dalë nga palestra në Brooklyn ku zhvillohej disa e medias para UFC 223.
Ai mori një shkallë dhe me të e sulmoi autobusin ku ishin të pranishëm luftëtarët e MMA.
Në këtë autobus ishte i përfshirë edhe rivali potencial ia ardhshëm i McGregor, Khabib Nurmagomedov.
Velen të përmendet se i lënduar ka mbetur luftëtari Michael Chiesa, i cili është goditur nga një karrige që është gjuajtur në drejtim të tij.
Irlandezi ishte paraparë që të qëndronte afër tetëkëndëshit në përkrahje të luftëtarit të ekipit të tij Artem Lobov, para se në të njëjtin vend të luftonin Khabib Nurmagomedov dhe Max Holloway, për titullin në kategorisë së lehtë që mbahet nga McGregor.
McGregor është duke u kërkuar nga policia e Nee Yorkut. /Telegrafi/