Telegrafi

‘Çmendet’ Juventusi, paguan klauzolën e Higuainit

Gonzalo Higuain mund të quhet një lojtar i ri i Juventusit.

Kampionët e Italisë kanë bërë ‘çmendurinë’, duke pranuar t’ia paguajnë klauzolën prej 94,7 milionë eurove.

‘El Pipita’, ka kryer edhe vizitat mjekësore në Madrid dhe i ka kaluar ato me sukses.

Ai do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Juventusin ku do të fitojë 7,5 milionë euro në stinor.

Zyrtarizimi i argjentinasit si lojtar i Juventusit pritet të bëhet gjatë dy ditëve të ardhshme.

Ndërkohë mediat italiane kanë raportuar se ‘El Pipita’, tani ka marrë edhe një shtëpi me qira në Torino dhe pritet vetëm të prezantohet tek Juventus.

Transferimi i Higuainit te Juventus është më i shtrenjti në histori të Serie A dhe ndër më të shtrenjtit në botë. /Telegrafi/