Duket se barazimi pa gola ndaj Borussia Dortmundit, nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Bayern Munichut, Pep Guardiola.
Tekniku spanjoll me të përfunduar ndeshja i është afruar mbrojtësit 21-vjeçar, Joshua Kimmich, ku i ka folur me atë për disa minuta.
Pep duke se e kritikonte atë, ndërsa Kimmich vetëm e dëgjonte pa reaguar fare.
Kjo gjë është duke u komentuar pothuajse në të gjitha mediat botërore dhe rrjetet sociale dhe shumica e komenteve janë kundër Pep dhe sjelljes së tij. /Telegrafi/
Si e komentoni këtë gjest të Guardiola?
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016