Site icon Telegrafi

‘Çmendet’ gjiganti evropian, rrogë astronomike për Messin

Lionel Messi nuk është i pa prekshëm te Barcelona, pasi bisedimet për kontratën e re tanimë kanë ngecur mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit.

Por në rast se argjentinasi dëshiron rritje page atëherë e ka një mundësi të mirë që të fitojë pagë të jashtëzakonshme, pagë astronomike që deri më sot nuk e ka fituar asnjë futbollist.

E përditshmja angleze ‘The Sun’, ka shkruar se Manchester City është i gatshëm t’i ofrojë një pagë javore prej një milionë euro Messit, që do të thotë se ylli argjentinas dom të fitonte katër milionë euro në muaj apo plot 48 milionë euro në vit.

“City dëshiron ta përdorë nënshkrimin e Pep Guardiolës për të arritur deri tek transferimi i Messit në ‘Etihad Stadium’. Burimet tona thonë se negociatat për kontratën e re mes Messit dhe Barcelonës kanë ngecur”, thuhet në shkrimin e ‘The Sun’.

“City është i gatshëm t’i ofrojë një milionë euro në javë për ta bindur Messin të transferohet në Ligën Premier”, e përmbyllë artikullin e saj ‘The Sun’. /Telegrafi/

Exit mobile version