Telegrafi

‘Çmendet’ Cassano: Haaland nuk di të luajë futboll

Ish-ylli italian, Antonio Cassano ka thënë se sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland “nuk di të luajë futboll”.

Ndërsa i impresionuar nga cilësitë fizike të Haaland, Cassano nuk e vlerëson rekordmenin e Ligës Premier si futbollit.

Ish-sulmuesi i Romës, Real Madridit, Milanit dhe Interit ka dhënë disa deklarata befasuese në lidhje me Haalandin.

Lexo po ashtu Haaland zbulon 'ilaçin e tij magjik' në një postim në rrjetet sociale

“Haaland më kujton fazën që kishte Adriano në Inter. Ibrahimovic me shpejtësinë e Adrianos? Po, shumë mirë. Jam dakord, edhe nëse Ibra ishte më teknik se Haaland”, ka thënë fillimisht Cassano për Bobo TV.

“Ai është një përzierje e Adrianos dhe Christian Vierit”.

“Ka sulmues të tjerë që dinë të luajnë futboll si Lewandowski dhe Benzema”.

“Haaland nuk di të luajë futboll. Ai është një golashënues i madh, ai është fenomenal. Por, a mos preferoni një sulmues që di të luajë futboll?”, përfundoi italiani. /Telegrafi/