Asnjë stadium në Francë nuk e përmbush dëshirën e shqiptarëve për të mbështetur skuadrën e tyre. Ishin 100 mijë shqiptarë që kanë kërkuar të marrin një biletë për të qenë në Euro 2016.
Në Lens ku Shqipëria do të luajë të shtunën kundër Zvicrës, stadiumi legjendar Bollaert mban 35 mijë tifozë, por kjo prapë nuk është e mjaftueshme për të kënaqur pritshmëritë e tifozëve. Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë 40 mijë kërkesa për vetëm 5-6 mijë bileta që u kishte rezervuar UEFA. Të gjitha u shitën në një kohë rekord dhe tregu i zi mbeti e vetmja shpresë për ta.
Për çdo ndeshje të sajën Federata kishte në dispozicion vetëm 16% të kapacitetit të stadiumit ashtu si dhe kundërshtarët e saj. 70% mbeten për tifozët neutralë, por për shkak se ka shumë shqiptarë në vendet e Europës ata pritet të kenë marrë një numër të madh të këtyre vendeve “neutrale” pasi kanë aplikuar si shtetas jo-shqiptarë.
Në Shqipëri grupimi më i madh i tifozëve është “Tifozët Kuq e Zi” që nuk arriti të marrë biletat e kërkuara nga FSHF për shkak të krijimit të një tjetër grupimi “Tifozët Kombëtares”. Këtë e konfirmuan Shkelqim Destani dhe Shpëtim Brahaj, përfaqësuesit në Zvicër të “Tifozat Kuq e Zi”.
Kjo për shkak se marrëdhëniet mes “Tifozat Kuq e Zi” dhe presidentit të FSHF-së nuk duken në formë të mirë dhe këtë e konfirmuan edhe përfaqësuesit zviceranë. “Sjellja e Federatës na ka detyruar që një pjesë të madhe të biletave t’i gjejmë në tregun e zi. FSHF nuk dha asnjë shpjegim për këtë. Biletat tona i gjetëm në tregun e zi”, tha Shpëtim Brahajet./letemps.ch/