Të nominuarit për çmimin kryesor si ‘Futbollisti i Vitit nga FIFA’, Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann kanë mbërritur në sallën e ndarjes së çmimeve.
Së pari erdhi sulmuesi i Atletico Madridi, Antonoine Griezmann, i cili u pritë mjaftë mirë me duartrokitje nga tifozët, të cilët dëshironin një foto me të.
Pas kësaj, sulmuesi francez u ndal edhe para gazetarëve, ku iu përgjigj rreth disa pyetjeve të bëra nga ta, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, më vonë erdhi edhe sulmuesi i Real Madridi, Cristiano Ronaldo, që bëri të gjithë tifozët që ishin para hyrjes për vete.
Ata nuk u ndalën së thirruri emrin e tij ‘Ronaldo-Ronaldo’, së bëri foto me të dhe pastaj ishte radha për pyetjet e gazetarëve.
Megjithatë, ata që dështuan ishin regjia e FIFA-s, të cilën momentin e arritjes së yllit portugez nuk e fokusuan hiq në transmetim, duke irrituar shikuesit nga mbarë bota./Telegrafi/