Manchester Unitedi dhe trajneri i tyre Jose Mourinho e duan me çdo kusht në Old Trafford mbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire.
Mourinho nuk është i kënaqur me drejtuesit e klubit, pasi deri më tani nuk ia kanë plotësuar kërkesat në afatin kalimtar të verës.
Trajneri portugez kërkon një sulmues të profilit të lartë dhe një qendërmbrojtës para fillimit të sezonit të ri.
Anglezi i Leicester Cityt, Maguire, është objektivi kryesor i Special One për këta fat kalimtar.
Mediat angleze raportojnë se trajneri i skuadrës nga Old Trafford po komploton një lëvizje mahnitëse për mbrojtësin Maguire.
Sipas mediumit Express.co.uk, Mourinho është duke planifikuar një ofertë prej 80 milionë funtesh apo gati 90 milionë euro për anglezin.
Kjo do të ishte edhe shifra që do t’i kënaqte Dhelprat pasi ofertat deri në 70 milionë euro janë refuzuar nga ta, pasi duan ta thyejnë rekordin e Virgil Van Dijk, i cili u transferua nga Southamptoni te Liverpooli për 78 milionë euro.
Si pjesë e planit, Djajtë e Kuq janë gati të largojnë Marcos Rojon drejt Evertonin për 25 milionë euro, ndërsa edhe Mattia Darmian pritet të shitet. /Telegrafi