Telegrafi

Clooney i mohon spekulimet se do të jetë kumbara i djalit të princit Harry dhe Meghan Markle

George Clooney (Foto: Erik Voake/Getty Images for Hulu/Guliver)

Aktori i famshëm hollivudian, George Clooney, i ka demantuar raportimet në media se ai do të jetë kumbara i djalit të princit Harry dhe gruas së tij, Meghan Markle.

Duka deh dukesha e Sussexit u bënë prindër më 6 maj, ndërsa djalin e pagëzuan me emrin Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga George Clooney

Menjëherë pas u përhapën spekulime lidhur me atë se kush do të ishte kumbara i tij, ndërsa emri i George Clooneyt u përmend si kandidati kryesor.

Megjithatë, asgjë nga këto thashetheme nuk janë të vërteta, pasi ato i ka përgënjeshtruar aktori në emisionin e Jimmy Kimmel.

“Nuk do të duhej të isha kumbarë, jam baba i binjakëve, mezi arrij ta kryej këtë punë. Nuk do të jem kumbarë, këtë jua premtoj. Nuk do të duhej të jem kumbara i dikujt”, ka sqaruar Clooney. /Telegrafi/