Telegrafi

Clooney hit në internet, heq Beyoncen nga froni (Foto)

Pas konfirmimit se George Clooney dhe gruaja e tij, Amal, presin binjakë, përdoruesit e Twitterit kanë vendosur t’i urojnë në mënyrë shumë interesante.

Krahas fotomontazheve kanë krijuar edhe ‘gif-e’ duke theksuar se aktori dhe avokatja e të drejtave të njeriut e kanë lënë nën hije “spektaklin” që kishin krijuar dikur Beyonce Knowles dhe Jay Z me njoftimin e tyre.

Në fotomontazh, Clooney është në vend te Beyonce, me vello dhe i rrethuar nga lulet, ndërsa mban mbishkrimin: “Presim binjakë”, njofton Telegrafi.

Clooney si Beyonce

“Binjakët e Beyonces dhe Amalit do të ulen në fronet e Narnit”; “Bëj vend Beyonce, po vijnë binjakët Clooney”; “Nuk je ‘in’ nëse nuk ke binjakë”… – janë disa prej shkrimeve në Twitter.

Lexo po ashtu Konfirmohet: Clooney dhe gruaja e tij presin binjakë (Video)

Sipas njoftimeve nga burimet e afërta të çiftit, Amal ka ngelur shtatzënë me ndihmë mjekësore.

Duke qenë se ia rrëmbeu zemrën dikur beqarit më të dëshiruar në Hollywood (i cili kishte thënë se nuk do të martohej kurrë) dhe tash pret binjakë, përdoruesit e rrjeteve sociale ia kanë vënë epitetin “e plotfuqishmja Amal”. /Telegrafi/