Reperi nga Shqipëria, Cllevio, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit.
Kleviol Ahmeti (emri i vërtetë) në këtë intervistë ka folur rreth jetës dhe karrierës së tij personale, duke treguar më shumë rreth eksperiencës së tij në Amerikë.
Autori i këngës “Paridi” mes tjerash është pyetur edhe për formatet si Big Brother VIP.
“A do të hyje në Big Brother nëse të thërrasin në Shqipëri ose Kosovë?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga Mjekiqi.
Artisti në këtë rast iu kthye prezantuesit me një pyetje duke thënë: “Për aq sa më njeh, çfarë mendon?”.
@zinzin_lyrics #fyp #fypシ #viral ♬ original sound – ZiniZin
“Jo”, u përgjigj më pas Meritoni, ku mori menjëherë një përgjigje nga Cllevio teksa shtoi: “E saktë”.
Këngëtari më pas ka folur edhe për Stresin dhe Luiz Ejllin, njëri nga të cilët është në BBVK e tjetri në BBVA – si ndër emrat e preferuar që ka nga këto ‘reality shou’. /Telegrafi/