Telegrafi

Clinton në Tiranë, Begaj: Shqiptarët u janë mirënjohës për gjithçka që keni bërë në veçanti për Kosovën

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përshëndetur ardhjen në Shqipëri të ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.

Begaj shprehet në një postim në rrjetet sociale se të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës atij për atë që ka bërë për kombin tonë dhe në veçanti për Kosovën.

Lexo po ashtu Bill Clinton mbërrin në Rinas, Rama publikon foton: Me mikun e përjetshëm të kombit shqiptar

“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.

Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra”, shkruan Begaj.

Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton nisi këtë të hënë vizitën 2-ditore në Tiranë, pas ftesës së Kryeministrit Edi Rama në kuadër të festës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.