Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përshëndetur ardhjen në Shqipëri të ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.
Begaj shprehet në një postim në rrjetet sociale se të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës atij për atë që ka bërë për kombin tonë dhe në veçanti për Kosovën.
“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.
Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra”, shkruan Begaj.
Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton nisi këtë të hënë vizitën 2-ditore në Tiranë, pas ftesës së Kryeministrit Edi Rama në kuadër të festës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.