Telegrafi

Clevelandin po e mposht kush po mundet, radha ishte e San Antonios (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni aktual i NBA-së ka pësuar edhe një humbje, por kësaj radhe prej San Antonio Spurs.

Këta të fundit shkatërruan Cleveland Cavaliers duke i mposhtur me një diferencë prej 29 pikësh, përkatësisht me rezultat 103:74, transmeton Telegrafi.

Kawhi Leonard shënoi 25 pikë derisa LaMarcus Aldridge dhe Pau Gasol shtuan secili nga 14 pikë.

Në anën tjetër, pavarësisht se u lëndua në çerekun e tretë, LeBron James arriti të ishte basketbollisti më efikas te Cavs në saje të 17 pikëve.

Sidoqoftë, James ka thënë se do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e radhës kundër Chicago Bulls.

Pas kësaj, Cavs kanë humbur primatin e liderit në Konferencën Lindore ku tani dominon Boston Celtics, ndërsa San Antonio Spurs mbetet pas kryesuesit të Konferencës Perëndimore, Golden State Warriors. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Orlando Magic 112:131 Toronto Raptors

Detroit Pistons 95:109 New York Knicks

Oklahoma City Thunder 92:91 Dallas Mavericks

Memphis Grizzlies 90:91 Sacramento Kings

New Orleans Pelicans 100:108 Utah Jazz