Telegrafi

Clevelandi shpëton në fund, Bucks shkatërrojnë Toronton (Video)

Ka filluar playoffi në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Cleveland Cavaliers ka arritur të shënojë fitore me rezultat 109-108 në një ndeshje shumë të ngushtë, ku në fund ndihmoi fati kampionët.

Aksionin e fundit ishte Paul George ai që nuk arriti të krijojë hapësirë për gjuajtje, duke ja lënë topin CJ Miles, i cili shpërdoroi dhe ia mundësoi fitoren e parë Cavs në rrethin e parë të playoffit në konferencën lindore.

Më i miri ishte LeBron James me 32 pikë, 6 kërcime, 13 asistime dhe tri topa të vjedhur, teksa 23 shtoi Irving dhe 17 pikë Kevin Love.

Paul George nga ana tjetër shënoi 29 pikë për Indianan i ndihmuar nga Turner me 11 pikë dhe Teague me 11 pikë.

Toronto kishte probleme të mëdha ndaj Bucks në shtëpi, ku Antetekounmpo ishtë i pandalshëm.

Greku i natyralizuar shënoi plot 28 pikë, duke ndihmuar ekipin që në pjesë të dytë të realizojë një epërsi prej 19 pikësh ndaj rivalëve.

Te Toronto dështuan DeRozan dhe Lowry. Edhe pse DeRozan shënoi 27 pikë, ai qëlloi vetëm 7 gjuajtje nga 21 tentime, teksa Loëry shënoi vetëm 2 nga 11 gjuajtje për 4 pikë.

Kështu, Cleveland ka epërsinë prej 1-0 ndaj Indianas në rrethin e parë, teksa Toronto ka punë të vështirë sërish ndaj Bucks ku tashmë ka disavantazh prej 0-1.

Ndeshjet e dyta zhvillohen sërish në Quicken Loans Arena dhe në Toronto. /Telegrafi/