Cleveland Cavaliers i është rikthyer fitoreve pas tri humbjeve rresht, duke mposhtur në shtëpi me rezultat 124-116 skuadrën e Brooklyn Nets.
Cavs në këtë duel ishin më të mirë se sa mysafirët qysh në periudhat e para, por më pas mysafirët tentuan të riktheheshin.
LeBron ishte udhëheqësi me 31 pikë, 5 kërcime dhe 11 asistime në këtë takim, i ndihmuar nga Kyrie Irving me 28 pikë e gjashtë asistime, shkruan Telegrafi.
https://www.youtube.com/watch?v=o_eKtCfxEog
Në anën tjetër një paraqitje historike ndihmoi Houston Rockets që të mposthin Philadelphian falë James Hardenit jo normal me rezultat 123-118 .
Harden në këtë duel regjistroi 51 pikë, 13 kërcime dhe 13 asistime duke u bërë lojtari i parë në histori që bën triple double me 50+ pikë në një sezon.
Ai u ndihmuar nga Capela me 17 pikë, kurse te Philadelphia shkëlqeu i riu Joel Embiid me 32 pikë e shtatë kërcime.
https://www.youtube.com/watch?v=IpoZxSgvwAU
San Antonio Spurs shënoi humbjen e parë pas katër fitoreve rresth në udhëtim.
103-119 përfundoi ky duel ku Leonard shëoni 23 pikë, pasuar nga Aldridge me 14 dhe Lee me 13, kurse Anthony Davis regjistroi 16 pikë, e u ndihmua nga bashklojtarët e tjerë si Jrue Holiday me 23 pikë e 11 asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=DWVLt6pAVm0
Cleveland dhe Golden State vazhdojnë të mbajnë vendet e para në konferencat e tyre përkatëse. /Telegrafi/