Mbrëmë janë luajtur katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në NBA.
Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në Los Angeles, ku Cleveland fitoi 120-108 ndaj Lakers, por spektatorët shijuan duelin magjik mes Kobe Bryant dhe LeBron James.
Bryant ishte shënuesi më i mirë për skuadrën e tij me 26 pikë, i cili u mbështet prej Russell me 24 pikë, por të cilat nuk mjaftuan për të evituar humbjen 52 në kampionat, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, Cleveland ka regjistruar fitoren e 46-të dhe kjo në saje të yllit, LeBron James, i cili realizoi 24 pikë. Basketbollisti më efikas te Cavalier ishte Irving me 26 pikë, ndërsa Fryeshënoi pesë më pak, përkatësisht 21 pikë.
Pas kësaj, Cleveland ka 46 fitore dhe 18 humbje, e cila gjë e pozicionon në vendin e parë të Konferencës Lindore, ndërsa Lakers ka bilanc prej 52 humbjesh dhe 14 fitore dhe zë vendin e fundit të Konferencës Perëndimore.
Rezultatet:
Toronto – Atlanta, 104-96
San Antonio – Chicago, 109-101
Denver – Phoenix, 116-98 /Telegrafi/